Një oficer policie u plagos sot kur një kalë i zi ushtarak i ceremonisë së mbretit Charles doli nga linjat e përcaktuara të kalërimit duke kapërcyer barrierat e goditur spektatorët.
Incidenti ndodhi teksa karroca e çiftit mori kthesën e fundit drejt pallatit mbretëror Buckingham Palace ku ata u kurorëzuan zyrtarisht.
Në incidentin me kafshën e trazuar spektatorët u tërhoqën për të mos u lënduar prej tij pas prishjes së barrierës së metaltë.
Më herët në të njëjtin procesion një tjetër kalë ui gardës mbretërore dukej se humbiste kontrollin gjatë ecjes ceremoniale prapa karrocës së florinjtë, duke u zhvendosur në mënyrë të pakontrolluar sa majtas e sa djathtas.
Videot u publikuan në rrjet nga mediat vendase.
Top Channel



