Ajo që ndodhi në Kumanovë shte një turp i madh dhe me pasoja të rënda për vendin, veçanërisht nga aspekti i sigurisë, kishte deklaruar në emisionin “10 Minuta” Maksim Dimitrievski, kryetar i Këshillit të Komunës së Kumanovës, tani kandidat i LSDM – së për Kumanovën.
Ai kishte deklaruar se pushteti kishte lejuar një grup i madh militantësh, të kryejë, siç tha ai, një akt klasik terrorist, njofton portali Sakte.net
“Për fat të keq u lejua që njësiti special i policisë në atë moment të shërbejë si mish për top. Unë nuk di se si dikush nga elita politike e atëhershme do të ndjehet për të gjithë, si dhe për personat e ndjerë Ljubishën, Isamedinin, Nenadin dhe të tjerët, gjithsej tetë policë të njësisë speciale dhe për 37 policët e lënduar”, ishte shprehur Maksim Dimitrievski.
“Është fakt se ka informata, dëshmi dhe pohime të individëve, se grupi është zbuluar nga strukturat tona zbuluese dhe rregullisht i kanë informuar të gjithë njerëzit relevantë dhe përgjegjës në ministrinë e brendshme”, shtoi Dimitrievski./Sakte.net