Ky është momenti i shembjes së Teatrit Kombëtar, një prej godinave historike të kryeqytetit shqiptar, që ditë pas dite është duke e humbur identitetin e tij.
Ashtu siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, fadromat kanë shembur fillimisht pjesën ballore të Teatrit, dhe më pas kanë vijuar punën për rrënimin e të gjithit.
Godina ishte shpallur monument i mbrojtur nga Europa Nostra.
Kujtojmë se aksioni i prishjes së Teatrit Kombëtar nisi rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku shumë prej artistëve që gjendeshin brenda godinës, u nxorën me dhunë prej aty, dhe një pjesë e të cilëve janë shpërndarë në komisariate të ndryshme të kryeqytetit.
© SYRI.net