VIDEO- Makina përplaset në shkallët e Kryeministrisë, shoferi shkelmon derën e godinës, si reagon punonjësi i policisë

Një incident i pazakontë është regjistruar këtë të diel në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një automjet ka përfunduar në shkallët e godinës së Kryeministrisë.


Pas ndalimit të mjetit, drejtuesi është parë duke dalë nga automjeti dhe duke u ngjitur drejt hyrjes së institucionit, ku më pas ka goditur me shkelma dyert e godinës.

Në pamjet e publikuara shihet edhe një efektiv policie që afrohet pranë automjetit, por më pas qëndron në distancë pa ndërhyrë në momentin kur qytetari godet hyrjen e Kryeministrisë.

Deri tani nuk dihen motivet që kanë çuar drejtuesin e mjetit në këtë veprim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme