VIDEO/ Ndezën flakë në pronat e tyre por zjarri doli jashtë kontrollit duke rrezikuar banesat e solli dëme të shumta, arrestohen dy autorët në Kavajë

Ditën e djeshme fshatrat Zigxhafaj dhe Sineballaj u përfshinë nga flakët, ku u dogjën parcela të mbjella me ullinj e pemë frutore e sipërfaqe pyjore, duke rrezikuar gjithashtu dhe banesat. Policia e Kavajës ka arrestuar dy autorët e këtij zjarri masiv.


Sipas njoftimit të policisë, personat e arrestuar kanë ndezur flakët në pronat e tyre për të djegur mbeturina, por situata ka dalë jashtë kontrollit duke bërë që zjarri të shpërndahet më tej.

Në pranga ka rënë B.H., 60 vjeç, banues në fshatin Zigxhafaj dhe Z.S., 58 vjeç, banues në fshatin Sineballaj.

Ata akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës më zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i dënueshëm deri në 10 vite heqje lirie kur janë shkaktuar pasoja të rënda materiale.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.


NJOFTIMI I POLICISE
Policia identifikon dhe vë në pranga dy autorë të dyshuar të zjarrvënieve mesditën e djeshme.

Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa, si dhe u dogjën parcela të mbjella me ullinj e pemë të tjera frutore dhe sipërfaqe pyjore, në fshatrat Zigxhafaj dhe Sineballaj.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Forcës së Sigurisë Kombëtare, të asistuar nga një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, mundësoi neutralizimin e flakëve dhe shpëtimin e banesave.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të menjëhershme, të kryera nga shërbimet e Policisë me qëllim përcaktimin e autorësisë së 2 rasteve të zjarrvënies në fshatrat Zigxhafaj dhe Sineballaj, të ndodhura mesditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:

-B. H., 60 vjeç, banues në fshatin Zigxhafaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa në zonë, janë djegur sipërfaqe toke të mbjella me ullinj dhe pemë frutore, si dhe janë djegur sipërfaqe pyjore;

-Z. S., 58 vjeç, banues në fshatin Sineballaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj.

Neutralizimi i flakëve dhe shpëtimi i banesave janë bërë të mundur si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse dhe atyre të Forcës së Sigurisë Kombëtare, me asistimin e një helikopteri të Ministrisë së Mbrojtjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Policia e Shtetit apelon sërish për qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi reagimi i Policisë për arrestimin e autorëve do të jetë i menjëhershëm, konform parashikimeve të Kodit Penal për këtë krim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme