Sakte.net / E hënë, 17 Tetor 2016
Janë publikuar pamjet e para të vrasjes e cila kishte tronditur kryeqytetin një muaj më parë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Parkun e qytetit të Prishtinës, humbën jetën dy të rinj.
Në videon e siguruar nga Indeksonline, shihet se si i dyshuari Lulzim Idrizi nga Shqipëria ekzekuton me armë zjarri viktimat Arianit Gashi dhe Eron Agaj.
I dyshuari edhe pse ndodhet në arrati, poston lirshëm fotografi në rrjetin social Facebook, shkruan “Indeksonline”.
Në Policinë e Kosovës kanë deklaruar se hetimet përkitazi me këtë rast ende janë duke vazhduar./Indeksonline/