Ministrja e Drejtësisë: Ka çmim që duhet paguar shkaktarët e krimit

Sakte.net / E hënë, 17 Tetor 2016  

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se kujdesi i duhur për secilën viktimë të krimit, përbën rëndësi të madhe esenciale.

Sipas Hoxhës, kujdesi është e drejtë universale dhe se zbatimi i tyre është një detyrë e domosdoshme për të gjithë mekanizmat, njofton Klan Kosova.

Këto deklarime Ministrja Hoxha, i dha në konferencën hyrëse, me rastin e shënimit të javës së viktimave të krimit në Kosovë.

Në fjalimin e saj Dhurata Hoxha, tha se efektet e krimit mbi ata që e përjetojnë mund të shkaktojnë pasojë në tërë jetën por që nuk ka çmim që e paguan atë që iu ka ndodhur.

‘’Viktimat e krimit nuk kanë çmim që e paguajnë atë çfarë ju ka ndodhur. Por ka çmim që duhet të paguajnë shkaktarët e krimit’’, ka përfunduar Hoxha, njofton Klan Kosova.