VIDEO/ Pasi u rrëzua, Biden përplas kokën duke dalë nga helikopteri

 

 Presidenti amerikan, Joe Biden u duk se përplasi kokën teksa dilte nga helikopteri presidencial të enjten pasdite.

Incidenti vjen pak orë pasi ai u rrëzua në skenë gjatë një aktiviteti në Kolorado.

 Reporterët po e prisnin në Shtëpinë e Bardhë kur Biden zbriti nga helikopteri.

Edhe pse duket se goditja nuk ishte e rëndë, presidenti fërkoi kokën, ndërsa harroi të salutojë marinsin.

Të tilla incidente kanë ngritur pikëpyetje për aftësinë e Biden që të marrë një mandat të dytë.

Ai është 80-vjeç dhe është presidenti më i vjetër në detyrë në historinë e SHBA.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme