(Video) Policia ndalon një kontrabandues të emigrantëve, transportonte 15 persona nga Kina

Me datë 28.08.2024 në ora 22:45, në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në dalje nga shteti, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria M.A (38) nga Bosnja e Hercegovina, i cili ka drejtuar kamionin “Mercedes” me targa të Bosnjës, tek i cili janë gjetur 15 emigrantë nga Kina, njëri prej të cilëve është i mitur.

“Prokurori publik nga Prokuroria Publike është njoftuar dhe për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”, kundër M.A. do të dorëzohet kallëzim përkatës. Emigrantët janë transferuar në Qendrën tranzitore në Gjevgjeli”, thonë nga MPB.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme