VIDEO/ Produkti më i ri medial i Almakos, emisioni “Target” me autor Emad Mehmetin fillon me transmetim prej të hënës

Prej të hënës Almakos starton me produktin medial më të ri emision “Target” me autor Emad Mehmetin.

Më poshtë ua sjellim video – paralejmërimin e këtij emisioni:

Të nderuar, shikues dhe vizitor të Almakos.com.

Prej fillimeve ne në Almakos nuk kemi thënë se do bëjmë çudira si media, por gjithherë kemi synuar të arrijmë më të mirën duke qenë në anën tuaj, pra me të vërtetat e argumentuara.

Andaj, kur unë sot po bëj paralejmërimin e emisionit tim, nuk do flas shumë për të, pasi dua të dëshmohet vetë emisioni “Target”, që si synim ka të prek ndryshimin me përmbajtje kuptimplote dhe origjinalitet. Në emisionin tim, do të ketë intervista me politikanë, artistë dhe personalitete të fushave të ndryshme, megjithatë kryesisht do të jetë dritarja e juaj për t’i thënë të vërtetat.

Sepse edhe ju mund të jeni pjesë e emisionit nesë keni diçka për të thënë e argumentuar me fakte dhe prova, për çfarëdo problemi, nesë jeni të diskriminiuar apo të shkelur nga padrejtësitë e sistemit, dhe këtë mund ta bëni shumë thjesht duke kontaktuar redaksinë tonë.

Ndiqeni emisionin “Target” nga kjo e hënë në Almakos.com prej orës 19:00. Debati jonë – targeti juaj!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme