Marshim historik rrugëve të Tiranës mbrëmjen e sotme, në ditën e 11-të të protestës kombëtare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Nën thirrjet “Jep dorëheqjen” dhe “Eja mblidhuni këtu këtu”, mijëra qytetarë vijuan marshimin tradicional ku ra në sy një varg i gjatë kilometrik.
Një protestë që niste nga bulevardi kryesor dhe vijoi përgjatë “Rrugës së Kavajës”, “21 Dhjetorit” dhe më tej në drejtim të urës së “Vasil Shantos”.
Ndërsa prijësit e protestës ndodheshin te “21 Dhjetori”, fundi i vargut të protestuesve mbaronte te Bashkia e Tiranës.
Nën parulla, thirrje, pankarta e banderola, me flamuj e simbole shqiptare, mijëra qytetarë marshuan duke kërkuar burgosjen e politikanëve të korruptuar. Ata kërkuan drejtësi.
“Politikanët duhet t’i fusim të gjithë në burg”, ishte një nga parullat e mëdha, teksa nuk munguan ovacionet dhe këngët patriotike.











