Ndërkohë që vijon porotesta në ditën e saj të 106, protestuesit kanë “kapur mat” ish-zëvendës kryeministren Belinda Balluku.
Në zonën e stadiumit “Selman Stërmasi”, protestuesit kanë parë Ballukun e cila ishte e shoqëruar nga një vajzë.
“O hajdute”, “Rama në burg Belinda në burg”, “O hajdute te cila vilë do të shkosh”, ishin thirrjet e protestuesve ndaj saj.
Thirrjet e protestuesve vijnë në një moment kur Belinda Balluku ndodhet në qendër të hetimeve të SPAK.
Ditët e fundit, në kuadër të hetimeve ndaj saj, SPAK ka vijuar të publikojë dhe të mbledhë të dhëna që lidhen me një vilë luksoze në Palasë. Sipas materialeve të bëra publike nga hetimi, vila dyshohet se është në pronësi faktike të Ballukut, ndërsa në dokumentacion rezultonte në emër të personave të tjerë.
Po ashtu, në dosjen e hetimit janë bërë publike komunikime dhe dokumente që lidhen me projektimin dhe arredimin e vilës, ndërsa SPAK dyshon se prona është përfituar në mënyrë të tërthortë në
lidhje me marrëdhëniet me kompani që kanë përfituar tendera gjatë kohës kur Balluku drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Më herët, SPAK ka bërë të ditur edhe sekuestrimin e një pasurie në Dhërmi, për të cilën ka deklaruar se ndodhet në pronësi indirekte të Ballukut. Në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025, ajo është marrë e pandehur për shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe më pas ndaj saj janë ngritur edhe dyshime për korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
The post (VIDEO) “Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh? appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



