VIDEO/ Rojes së Gardës i bie të fikët natën pranë arkivolit të mbretëreshës

Transmetimi i drejtpërdrejtë nga Dhoma e Westminsterit u ndërpre për disa minuta pasi policia nxitoi për të ndihmuar rojen e gardës.

Dhjetëra mijëra britanikë dhe jo vetëm ata, që prej ditës së djeshme vazhdojnë të presin orë të tëra pafund në radhën e pelegrinazhit popullor para trupit të Mbretëreshës Elizabeth në Pallatin e Westminsterit, për të nderuar monarkun që i kushtoi 7 dekada të jetës së saj, fronit të Mbretërisë së Bashkuar.

 Ashtu siç është e natyrshme në kushtet e pritjeve të gjata, lodhja është e madhe, por edhe dëshira e njerëzve për t’i dhënë lamtumirën mbretëreshës së tyre.
Lodhja, megjithatë, nuk është e pranishme vetëm te njerëzit, por padyshim edhe te rojet që qëndrojnë rreth e sipër platformës ku është vendosur prej ditës së djeshme arkivoli i Elizabetës. Këto roje i përkasin tri trupave të ndryshme ushtarake që shërbejnë si truproja dhe roje të pallatit të monarkut.

 

Sipas Daily Mail, e cila publikoi videon përkatëse, njërit prej këtyre rojeve i ka rënë të fikët mbrëmë dhe ka rënë me fytyrë përtokë në dyshemenë e gurtë të sallës së madhe ku mbahej dje arkivoli i monarkes.

Gardisti dukej se nuk ishte në gjendje të ngrihej përsëri në këmbë dhe u zbrit për pak kohë nga platforma. Ngjarja ndodhi teksa kishte filluar ndërrimi i gardës dhe, sipas gazetës britanike, transmetimi i drejtpërdrejtë nga dhoma e Westminsterit u ndërpre për disa minuta pasi Policia nxitoi për të ndihmuar gardistin.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme