Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, në lagjen Qamil Guranjaku.
Mësohet se si pasojë e një sherri me thika në një lokal kanë mbetur të plagosur pesë persona, të cilët janë transportuar në spital dhe po marrin mjekim.
Burime për “Panorama” konfirmojnë se në konflikt janë përfshirë tre klientë dhe dy persona të një familjeje.
Ende nuk dihen arsyet e sherrit që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta, por pritet njoftimi zyrtar i policisë për më shumë detaje.
Spitali Kirurgjik i Elbasanit bën me dije se të plagosurit kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.