Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në Stamboll.
Kështu bëri të ditur guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya. Ai shkroi në Twitter se të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës.
Nga një video të publikuar në Twitter shihet një grua e cila po dyshohet se ka lënë një çantë e më pas ka shpërthyer.
Shikone videon se si një grua ka lënë një çantë dhe më pas ka ndodhur shpërthimi.
Ali Yerlikaya, guvernatori i Stambollit, tha se shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale (13:20 GMT) në rrugën Istiklal. Ai u shpreh se si pasojë e shpërthimit kishte edhe “viktima dhe lëndime” në një postim në Tëitter, pa ofruar detaje të mëtejshme.
Shpërthimi ndodhi në pjesën qendrore të qytetit, kurse video të ndryshme të qarkullojnë në rrjetet sociale shfaq disa persona të shtrirë në tokë dhe që kanë pësuar lëndime nga shpërthimi.
Pamjet: