VIDEO/ Situatë apokaliptike, shteti braktis qindra udhëtarë në Lezhë, banori: Ka dhe fëmijë, s’di çka ndodhur

Mjaftonte pak dëborë dhe temperatura në minus gradë që të kuptonim që shteti në Shqipëri nuk ekziston më.

Këtë e ka treguar më së mirë situata në Lezhë, ku asnjë institucion nuk u ka shkuar në ndihmë qindra njerëzve që janë bllokuar në rrugën Lezhë-Milot.

As Bashki, as polici, zjarrfikëse, prefekturë apo ndonjë institucion i Ministrisë së Belinda Ballukut nuk u ka shkuar në ndihmë njerëzve që janë në rrezik jete.

Të revoltuar banorët kanë telefonuar në SYRI TV dhe kanë treguar se ndodhen të bllokuar prej 4 orësh në një zonë afër Zejmenit.

Banori Xhimi Seferi: Kam 4 orë i bllokuar, po më mbaron karburanti, nuk dal dot nga makina për shkak të kohës, kam lajmëruar por askush nuk na ka ardhur në ndihmë.

Banori: Përpara meja ka kamionë, makina dhe një autobus plot me njerëz, ka edhe fëmijë të vegjël dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë me ne.

Banori: Kam lajmëruar me mesazhe deri në ministri dhe kryetarë bashkie, jo vetëm ndihmë që nuk na kanë dhënë por as mbështetje.

Banori: Situata është e vështirë, nuk dimë se çfarë do të ndodhë me ne në orët në vijim.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme