Ka humbur jetën një i moshuar i cili ishte shtrirë në rrugë, ndërsa auto-ambulanca nuk kishte naftë.
Më herëtu publikuan dhe pamjet e ngjarjes së rëndë, ndërsa burri një 68-vjeçar ishte i shtrirë në rrugë, duke luftuar me vdekjen.
Policia lokale ka njoftuar këtë mesditë se 68-vjeçari me inicialet S. P., ka humbur jetën rrugës për në spital.
Policia e Durrësit/ Informacion paraprak
Më datë 16.03.2021, në orën 11:50, në lagjen nr. 16, Durrës, nga punonjësit e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës është marrë në rrugë, pa ndjenja, shtetasi S. P., rreth 68 vjeç, i cili gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net