Video/ Stuhi ere dhe shiu në Vlorë, pezullohet puna për anijet e peshkimit

Situata në qytetin e Vlorës vazhdon të jetë problematike, moti me shi dhe erë ka sjellë pezullim të mjeteve lundruese dhe ndërpreje të energjisë elektrike. Sipas parashikimit të motit në portin e Vlorës dhe zonat rreth saj situata parashikohet të jetë si më poshtë:

“Era do të fryejë nga drejtimi Jug-Juglindje me shpejtësi nga 7 deri në 10 metër për sekondë ndërsa deti do jetë nga 4-5 ballë  brenda gjirit të Vlorës. Ndërsa jashtë gjirit të Vlorës situata pritet të jetë era do fryejë në drejtimin Jug-Juglindje me shpejtësi 10-15 metër për sekondë ndërsa forca e detit do jetë 6-7 ballë”.

Për shkak të përkeqësimit të motit mjetet e vogla të lundrimit dhe ato të peshkimit janë pezulluar. Ndërsa anijet e pasagjerëve të transportit ndërkombëtar vazhdojnë punën.

Një problematikë tjetër është dhe sasia e dendur e reshjeve të rëna, e cila mund të çojë deri në përmbytje të rrugëve të qytetit. Problematike është edhe situata me energjinë elektrike çka si pasojë e motit të keq është ndërprerë.

Zona e Orikumit dhe fshatrat rreth saj janë pa drita që nga dita e djeshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme