ë paktën dy persona të armatosur me hanxhar kanë sulmuar disa njerëz mëngjesin e së premtes në vendin ku më parë ndodheshin zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo” e cila 5 vjet më parë ishte objekt i një sulmi terrorist.
Katër persona raportohet të jenë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital, mes tyre punonjësi i një shoqërie pranë zyrave të gazetës.
Sipas BBC, një person i dyshuar është arrestuar.
Së fundmi një tjetër kërcënim është bërë nga Al Kaeda ndaj gazetës “Charlie Hebdo”, pasi kjo e fundit vendosi të ripublikojë karikaturat e profetit Muhamed.
© SYRI.net