Policia njoftoi gjatë ditës së sotme se ka vënë në pranga dy persona të cilët shfrytëzonin një të mitur 10 vjeç, me qëllim përfitimin nga rrjeti social TikTok, duke postuar video të tij, me fjalë denigruese dhe banale.
Të arrestuarit janë babai dhe gjyshja e 10-vjeçarit,Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula të cilët u arrestuan në Sarandë pas denoncimit të nënës së femijës minoren që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Po kush është Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula?
Përplasjet mes ish-bashkëshortëve dhe nënës së 44-vjeçarit, vijojnë prej disa vitesh. Në vitin 2018, nëna e 10-vjeçarit Eglantina, u përball me Armandon dhe Natashën në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News 24.
Në atë kohë, Natasha pretendonte se nipi i saj, i cili ndodhej nën kujdestarinë e nënës së tij, dhunohej sistematikisht nga babai i Eglantinës. Natasha ka akuzuar ish-nusen e saj se dokumenti i paraqitur për vlerësimin e fëmijës nga psikologu, është i falsifikuar.
Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohej mes tyre në emision, ish-vjehrra Natasha, shpërtheu në akuza të ashpra duke e akuzuar se ka falsifikuar dokumentin, ndërsa nuk nguroi që të ngrihet në këmbë në mes të emisionit.
Kjo situatë detyroi moderatoren Evi Ahmeti që të ndërpriste emisionin, pasi gjyshja dhe babai nisën të nxjerrin video të fëmijës nga telefonat e tyre.
Por disa muaj më vonë, Natasha dhe Englanita u përplasën sërish në emisionin ‘Me zemër të Hapur”, ku u debatuan për kujdestarinë e djalit.
Natasha është përballur live me ish-nusen e djalit, ndërsa vijonte me dozën e fortë të akuzave për familjen e Elgantinës. Gruaja nga Saranda pretendonte se nipi i saj, i cili ishte nën kujdestarinë e nënës së tij, dhunohet nga babai i Eglantinës. Madje ajo shkon edhe më tej, ndërsa shton se gjyshi sheh filma porno në sy të vogëlushit, shkruan ‘Balkanweb’.
Por si është historia e ish-çiftit?
Eglantina e fitoi kujdestarinë edhe në Apel, pas Shkalles se Pare, 13 maj në Gjirokastër ne 2017. Pak pas vendimit Egla i ka telefonuar ish-bashkëshortit për të shkuar ta merrte djalin, pasi në seancë ishte vetëm ish-vjehrra. Por ajo është përballur me kërcënime, ndërsa ai është shprehur djalin nuk do ta sillte kurrë. Pasi u hap me këtë kërcënim, Egla bëri një kallëzim për mosrespektim të vendimit te gjykates. Vetëm pas 2 ditësh djali iu dorëzua në polici nga babai.
Në datën 14 qershor vajzën nga Kuçova e kanë lajmëruar se ish-burri kishte bere denoncim sikur e ëma dhunonte djalin. Pavarësisht pretendimit të tij, Gjykata rrezoi pretendimet e Armandos (ish-burrit) pasi nuk kishte asnjë provë. Në datën 10.10.2017 kanë dërguar një letër në të gjitha institucionet ku thuhej se Egla nuk e lejon të takohet me fëmijën dhe djali është i dhunuar. Kërcënimet telefonike i ka çuar në prokurori. Natasha pasi i ka kërcënuar nëne e bijë në 22 mars 2018 ka pretenduar se është fyer dhe dhunuar nga Egla dhe e ëma.
Egla fito një urdhër mbrojtje 3 mujor, por Armando e ka thyer nuk e ka respektuar. Sakaq, në 23 gusht paraqitet në polici vjehrra pas 23 ditësh që djali qëndronte me pushime tek ata, dhe thotë; pyeteni këtë fëmijë se ka një hall të madh. Të dy, nënë e bir kanë kërkuar me insistim që Egla të largohej bashkë me djalin nga banesa e babait. Por kjo e fundit nuk ka pranuar një kusht të tillë.