Ngjarja e rëndë e ndodhur në Velipojë këtë mëngjes ka lënë të plagosur tre fëmijë dhe nënën e tyre.
Ka qenë shperthimi i bombolave te hotelit ajo që ka sjellë si pasojë plagosjen e katër personave.
Ndërkohë burime nga mjekët në spitalin ku janë derguar të plagosurit shpjegojnë për Syri Tv se 3 fëmijët janë në gjendje kritike për jetën sepse kanë djegje në shkallën deri 90 për qind.
Të plagosur mbetën katër anëtarët e familjes Gjoka, Klarisa 15 vjeç, Danjela 19 vjeç, Enriko 12 vjeç dhe Alketa 40 vjeç.
Të gjithë janë sjellë në spitalin e Djegie Plastikës në Tiranë.
Velipojë/Shkodër
Informacion Paraprak
Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.
© SYRI.net