VIDEO/ Zjarre “gllabëruese” në fshatrat e Dropullit, ministri Peleshi: Një helikopter dhe 30 efektivë të riorganizuar për shuarjen e flakëve

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se po punohet intensivisht për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë fshatrat e bashkisë Dropull.


Përmes një postimi në Facebook, Peleshi shprehet se helikopteri Cougar dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura kanë ardhur në ndihmë të operacionit për shuarjen e zjarreve.

Gjithashtu nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.

Postimi

Helikopteri #Cougar dhe rreth 30 efektivë të #ForcaveTëArmatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull, por ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme