Janë publikuar pamje të reja nga konflikti i ndodhur orët e para të mëngjesit më 25 gusht në Palasë, nga ku mbetën të lënduar dy persona të moshës 42 vjeç, teksa janë shpallur në kërkim 4 persona.
Pamjet e para tregonin momentin “e nxehtë” të sherrit, ku një prej personave grushtohet dhe shkelmohet nga pjesa tjetër.
Në këtë video, shihen pamje ku një prej të lënduarve është i shtrirë në tokë dhe momente paniku ka zënë personat e gjendur në vendngjarje.