Vidhet shkolla 9-vjeçare në Gjirokastër, grabitësit tentojnë të futen në zyrën e drejtorit

Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Gjirokastër ka rënë pre e grabitjes. Policia ka shkuar në vendngjarje nga ku po merret me grumbullimin e provave të lëna nga autorët. Lajmi është konfirmuar per BalkanËeb nga gazetarja Brikena Metaj.


Kjo shkollë e pozicionuar në pjesën e sipërme të qytetit, rezulton e papajisur me kamera vëzhgimi dhe për pasojë policisë do t’i duhet shumë punë per te identifikuar autoret.

Shpeshherë ky objekt ka rënë pre e grabitjeve gjatë kohëve te fundit. Nuk dihet se çfarë është grabitur ndërkohë që keqbërësit kanë hyrë nga porta kryesore e shkollës, duke e dëmtuar atë. Për pasoje procesi mësimor sot është pezulluar. Pas inspektimit fillestar jane konstatuar dëmtime te orendive mësimore ne klasa, ndërkohë qe tentativa e grabitësve per te depertuar ne zyrën e drejtorisë ka rezultuar e deshtuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme