“Në këtë rast mendoj që presidenti ka një mandat për të zhvilluar një dialog në kuptim të normalizimit të marrëdhënieve”, ka potencuar Viets.
“Unë mendoj që secili format i dialogut, i cili çon në normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, është i mirëseardhur përderisa përfaqësuesit të cilët zhvillojnë këtë dialog kanë një mandat dhe në rastin e presidentit ky mandat ekziston. Në qoftë se një nivel i ri kontribuon në zgjidhjen pragmatike të çështjeve politike kjo është vetëm për t’u përshëndetur. Mirëpo, BE-ja e ka thënë shumë qartë që edhe nëse ndryshon formati i dialogut marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të respektohen”, ka thënë ajo për gazetën Zëri.