Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për fundjavë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.
Shtypja atmosferike do të vazhdojë të jetë nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimi me shpejtësi mbi 13m/s.