Viktima dy vëllezër, kushëriri i tyre dhe një shok! Publikohen fotot e të rinjve që humbën jetën në aksidentin tragjik! Mjeti me të cilin udhëtonin u bë shkrumb (FOTO)

Enejd Laçi dhe Erildi Laçi janë dy vëllezërit që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë në Fushë-Prezë, së bashku me kushëririn Andi Laçi dhe shokun e tyre, Enrikejd Kurti, pasi makina ku po udhëtonin u përplas me një betoniere.


Ndërkohë është publikuar edhe foto e makinës tip Benz, ku udhëtonin 4 viktimat, e cila pasi u përplas me betonieren u përfshi nga flakët duke bërë që të rinjtë të digjeshin brenda mjetit.

Enejd Laçi makina

Mësohet se pranë vendit ku ndodhi ngjarja tronditëse ndodhej pika e betonit dhe betonieria sapo kishte dalë në rrugë. Mjeti ka qenë në lëvizje, kur Benz-i ku udhëtonin viktimat ka ardhur nga pas dhe e ka goditur.

Benz-i ka shpërthyer menjëherë në flakë, duke u marrë jetën 4 të rinjve, që u dogjën brenda makinës. Policia po heton nëse betoniera ka pasur sinjale STOP nga pas.

Aksidenti ndodhi rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të mërkurës. Viktimat janë identifikuar si 25 vjeçari Enejdi Laçi, 20 vjeçari Erildi Laçi, 24 vjeçari Enrikejd Kurti dhe 22 vjeçari Andi Laçi.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ku udhëtonin 4 viktimat është përplasur me një betoniere në Fushë-Prezë.

Më pas Benz është përfshirë nga flakët duke u marrë jetën të rinjve që u dogjën brenda mjetit.

Ndërkohë shoferi i betonieres, 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe u shoqërua më vonë nga policia.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme