Villareal ia shuan shpresat për titull Real Madridit, e mposht me rikthim

Villarreali fiton me rikthim ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi ka pësuar humbje ndaj Villarrealit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultatin 2:3, shkruan Gazeta Express.

Kampioni në fuqi spanjoll e kishte epërsinë dy herë sonte, por ishin mysafirët që iu gëzuan fitores në fund.

Seria e golave u hap me një autogol të Pau Torresit në minutën e 16-të, teksa Samuel Chukwueze barazoi shifrat në minutën e 39-të.

“Los Blancos” rikthyen edhe njëherë epërsinë në minutën e 48-të me golin e Vinicius Juniorit, teksa shifrat u barazuan në minutën e 70-të përmes Jose Luis Morales.

“Nëndetësja e verdhë” përmbysen gjithçka në minutën e 80-të me golin e dytë të Chukwuezes.

Villarreali pas kësaj fitore ka 47 pikë dhe ndodhet në pozitën e pestë në tabelë, kurse Real Madridi mbetet i dyti me 59 pikë – 12 më pak se Barcelona, që ndeshjen e kësaj jave e luan të hënën kundër Gironas.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme