Këshilli i Dibrës në seancën e jashtëzakonshme, të mbajtur të hënë mbrëma, në të cilën u shqyrtuar gjendja me përhapjen e koronavirusit në rajonin e kësaj komune, mori qëndrimin që nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të kërkohet të ndërpritet mësimit për një kohë të pacaktuar.
Këshilltarët dibran kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që urgjentisht ta rrisë numrin e punonjësve shëndetësore në Njësitin punues të Dibrës për shëndet publik. Si dhe Inspektorati sanitar t’i rrisë kontrollet mbi kapacitetet hotelierike për nivelin e dezinfektimit.
Në ndërkohë nga Qeveria ata kërkojnë të shqyrtohet i mundësia për shkurtim të orarit të punës për administratën publike dhe shtetërore.