Vitamina që zvogëlon stresin (FOTO)

Sipas shoqatave të ndryshme të depresionit dhe stresit, çrregullimet e shqetësimit janë ndër sëmundjet më të zakonshme mendore në SHBA, ku i prekin rreth 40 milionë të rritur, apo 18 përqindëshin e popullit amerikan.

Dhe, përderisa ka shumë mënyra për trajtimin e këtij fenomeni, siç është këshillimi, terapia e relaksimit, ndryshimet e stilit të jetesës, etj., hulumtimet e fundit tani zbulojnë se mund të jetë një vitaminë e rëndësishme çelësi për ta hequr shqetësimin dhe stresin që e keni,

Niacini apo Vitamina B3 është esenciale për riparimin e ADN-së, sintezën e hormoneve steroidale dhe për energjinë metabolike.

Niacini e ka aftësinë për t’i relaksuar indet muskulore dhe rrjedhimisht kjo shpie në qarkullim më të madh të gjakut dhe në zvogëlim të shtypjes së lartë të gjakut.

Sa i përket shqetësimit, niacini  vepron si kundërhelm ndaj adrenalinës, e cila shpeshherë mbi-prodhohet te personat që vuajnë nga shqetësimi.

Niacini, siç besojnë disa ekspertë, mund të ndihmojë në zvogëlimin e shqetësimit dhe depresionit edhe përmes promovimit të gjumit më të mirë.
Sasia ditore e rekomanduar e vitaminës B3 dallon nga mosha dhe gjinia, prandaj konsultohuni me doktorin para se të merrni ndonjë suplement./telegrafi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme