Viti 1967, kur Leka Zogu i bënte dhuratën e çuditshme Reganit

Memorie.al / Kjo është një letër e vitit 1967 dhe është shkruar për Mbretin Leka Zogu. Është e nënshkruar nga Ronald Reagan i cili 14 vjet më pas u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Letra e 27 nëntorit të 67’ës është një falënderim për elefantin, të cilin atëherë Guvernatori i Kalifornisë e kishte pranuar nga Leka Zogu, Mbreti i shqiptarëve. Letra është publikuar nga gazetari Bajram Mjeku.

LETRA E RONALD REGAN PËR MBRETIN LEKA ZOGU

Shteti i Kalifornisë

ZYRA E GUVERNATORIT

SACRAMENTO 95814

RONALD REAGAN

GUVERNATOR

27 Nëntor 1967

Lartmadhëria e Tij, Mbreti Leka

Calle Luis Muriel 10

Madrid, Spanjë

I shtrenjti Mbreti Leka:

Elefanti mbërriti shëndosh e mirë dhe tani është komod në shtëpinë e tij të re. Nuk mund t’ju tregoj se sa mirënjohës jemi unë dhe Nancy, dhe nuk mund t’ua përshkruaj emocionet e djalit tonë Skipper’s.

Ishte më se bujare nga ana juaj që bëtë këtë për ne, dhe përsëri, të dy e vlerësojmë shumë mirësinë tuaj të madhe.

Edhe një herë faleminderit, dhe të falat tona më të përzemërta për ju./Memorie.al

Përzemërsisht,

Nënshkrimi: Ronald

RONALD REAGAN

Guvernator

The post Viti 1967, kur Leka Zogu i bënte dhuratën e çuditshme Reganit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme