Viti 2018 përcaktues për integrimin e Shqipërisë në BE

Tiranë, 26 janar – Viti 2018 është vit përcaktues për ecurinë e mëtejshme të vendit tonë në procesin e integrimit evropian, theksoi të premten ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, siç raporton ATSH, kryediplomati shqiptar u takua sot me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, me të cilin diskutoi kalendarin politik të Komisionit Evropian me Shqipërinë dhe ecurinë e reformave shtet-konsoliduese.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Bushati shprehet se “hapja e negociatave për anëtarësim në BE nuk është as për qeverinë e as për opozitën, por për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme