Vitia: Do të zbardhen të gjitha detajet e vdekjes së të riut në Qendrën Studentore

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka kërkuar zbardhjen e rastit të 26 vjeçarit i cili humbi jetën ditën e djeshme në Qendrën Studentore, tashme të shndërruar në karantine.

Përmes një konference për media, Vitia theksoi se do të zhvillohen hetime lidhur me rrethanat që çuan ne këtë rast.

“Kur po ndërtonim raportin me të dhënat pozitive që vinin nga IKSHPK ditëve të fundit, u njoftuam për këtë ngjarje tronditëse. Ne si institucione nuk mund të flasim për gjëra që nuk janë vërtetuar ende dhe nuk mund të paragjykojmë”.

“Do të ushtrohen te gjitha përgjegjësitë institucionale, do të zbardhet në detaje çdo e dhënë, duke filluar nga organizimi i udhëtimit nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, pritjes dhe vizitës mjekësore në aeroport dhe shoqërimit në Qendrën Studentore”.

“Unë i bëjë thirrje prokurorisë për hetim të plotë të rastit. Çdo supozim i parakohshëm do të ishte mungesë përgjegjësie dhe shtim i dhimbjes për familjen”.

Vitia i shprehu ngushëllime familjarëve të të ndjerit, përderisa tha se në këtë kohë pandemie duhet të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit.

“E nderuar familje ne bashkëndjejmë me dhimbjen tuaj dhe do të jemi pranë jush”.

“Hidhërimi e pikëllimi juaj është edhe i yni”.

“Në këtë kohë pandemie duhet t’i ofrojmë mbështetjen tonë për ata që kanë nevojë. Na duhet forcë që ta mundim pandeminë dhe duhet të jemi pranë njëri-tjetrit”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme