Vitin e ardhshëm Apple prezanton iPhone e parë me ekran OLED të lakuar

 

Kanë qenë të shumta spekulimet se Apple vitin e ardhshëm do të prezantojë iPhone e parë me ekran OLED të lakuar dhe tani Wall Street Journal i konfirmon këto burime.

Në përpjekje për të luftuar rënien e shitjeve të telefonit, presioni për të ofruar një iPhone “tjetër” vitin e ardhshëm kur produkti shënon 10 vjetorin janë shtuar.

Sipas Wall Street Journal, Apple do të prezantojë disa modele ku njëri prej tyre do të ketë ekran OLED të lakuar me një çmim natyrisht më të lartë sesa modelet e tjera.

Ekranet me këtë teknologji janë më të hollë, më të lehtë dhe janë subjekt i një dizajni më fleksibël por kushtojnë deri në 50$ më shtrenjtë sesa ekranet tradicionale LCD. Gjithashtu janë edhe më efikasë ndaj energjisë, që do të thotë më shumë jetëgjatësi baterie.

Sipas firmës analitike, IHS Markit, ekranet OLED do të tejkalojnë ato LCD duke zënë 18.6 miliard dollar nga tregu i ekraneve në terësi. Vitin e kaluar të ardhurat e gjeneruara nga tregu LCD ishin 20.8 miliard dollar ndërsa për ato OLED 10.6 miliard dollar.

Burimet e Wall Street thanë se do të jetë Samsung ai që do të prodhojë sasinë më të madhe të ekraneve OLED për 2017-tën me zhvendosjen e fokusit tek LG dhe Sharp në 2018-tën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme