Vivi tregon hapur ku bëri ndërhyrje estetike

Ndryshe nga shumë emra të njohur të showbiz-it që zgjedhin heshtjen, mohojnë çdo ndërhyrje dhe preferojnë të mbajnë të fshehtë çdo vizitë në klinikat estetike, Vivien Thano, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 1, ka zgjedhur të jetë transparente.

Vivien ka ndarë me ndjekësit e saj të gjithë procesin e një ndërhyrjeje estetike. Bëhet fjalë për ridimensionimin estetik të veshëve – një procedurë që zakonisht mbahet nën radar, por që Vivi e ka sjellë pa filtra në rrjete sociale.

Edhe pse ajo nuk ka deklaruar drejtpërdrejt se bëhej fjalë për një kompleks personal, fakti që ka vendosur të ndërhyjë, ngre pikëpyetje nëse ky ka qenë një detaj që e ka shqetësuar prej kohësh.

Procesi, sipas saj, ka shkuar mirë dhe ndonëse është ende herët për rezultate përfundimtare, Vivien shfaqet e qeshur, e relaksuar dhe dukshëm e kënaqur me vendimin e marrë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme