Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt iu është drejtuar qytetarëve të vendit në ditën kur Gjermania ka marrë edhe zyrtarisht presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian, raporton Gazeta Express.
Me anë të një video mesazhi, Held ka premtuar kosovarët se Gjermania do të angazhohet fuqishëm për heqjen e vizave.
“Kur do të ndodhë liberalizimi i vizave që unë besoj që do të ndodhë shumë shpejtë kjo nuk do të jetë për shkak se disa po flasin me zë të lartë, kjo do të jetë për shumicën e heshtur dhe anonime. Qytetarëve të këtij vendi që punojnë me zell dhe i binden ligjit”, ka thënë Heldt, duke shtuar se sistemi arsimor dhe shëndetësor në Kosovë, janë keq përkundër përkrahjes milionëshe të BE’së.
Sipas tij, përveç liberalizmit të vizave, prioritet i Gjermanisë është edhe dialogu Kosovë – Serbi.