Vizita e George W Bush në Shqipëri, ja si e kujton ambasada e SHBA-ve (Foto)

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ambasada e SHBA-vë në Tiranë ka kujtuar vizitën e ish – Presidentit George W Bush në Tiranë, në qershorin e viti 2007.

 Ambasada shkruan se vendi ynë priti shumë ngrohtë Bushin i cili shënjoi vizitën e parë të një presidenti amerikan në Shqipëri.

“#HistoriNëFoto! Shqiptarët dalin në rrugët e Tiranës për të pritur presidentin amerikan George W. Bush më 10 qershor, 2007.

Bush u prit shumë ngrohtë në vizitën e parë të një presidenti amerikan në vendin e Ballkanit, dikur i mbyllur ndaj perëndimit dhe tashmë një mbështetës entuziast i Shteteve të Bashkuara. (Foto AP/Visar Kryeziu)”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme