Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq vlerësoi se vizita e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë është “shumë e komplikuar” në aspektin politik dhe të sigurisë, por që ka rëndësi të madhe për serbët.
Sipas tij, në këtë mënyrë përçohet porosia e Serbia qëndron pranë tyre dhe mbështet mbijetesën e tyre në Kosovë, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.
Ai beson se është me rëndësi të madhe, kryesisht për shkak të sigurisë së tronditur të serbëve pas veprës penale terroriste të vrasjes së Oliver Ivanoviq, qëllimi i të cilëve , siç tha ai, ishte të trembë të gjithë serbët në Kosovë.
Kreu i shtetit serb do ta vizitojë në fundjavë Kosovën, pak ditë pas vrasjes së kryetarit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore.