Nga James Waterhouse, BBC
Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë një vizitë të papritur në Kiev.
Kievi ka njohur disa vizita zyrtare, por këtë herë është ndryshe.
Fakti që presidenti i SHBA po takon liderin e Ukrainës në zemër të kryeqytetit, në mes të një konflikti në shkallë të gjerë, është domethënës dhe simbolik.
Në pothuajse një vit nga pushtimi në shkallë të plotë, ajo i dërgon një mesazh të qartë Moskës: se Amerika dhe Perëndimi nuk do të shmangin mbështetjen e Ukrainës.