Vjedhjen në shtëpinë e kryeprokurorit, Shpend Ahmeti e quan kërcënim nga “nëntoka”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se vjedhja në shtëpinë e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, është një mesazh për ndjenë të pasigurisë.

Ai në një postim në facebook ka shkruar se kjo ndjenjë po krijohet qëllimisht. Sipas tij kjo vjedhje është edhe shenjë e kërcënimeve që mund të bëjnë grupe të nëntokës.

“Me hy “hajnat” me vjedh telefonin e kryeprokurorit natën kur ata janë në shtëpi nuk është vjedhje por mesazh. Po i quaj kushtimisht “hajna” sepse nuk besoj se janë vetëm hajna. Por kjo e gjitha po ndodh para syve të policisë. Kjo ndjenjë e pasigurisë që po krijohet është e qëllimtë, por është edhe shenjë e kërcënimeve të fundit që mund të bëjnë grupe të nëntokes. Bashkë kundër krimit!!!”, ka shkruar Ahmeti. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme