Vjehrra mbron nusen që deshti ta digjte!

Një ngjarje që mund të kishte pasoja të rënda, pse jo fatale, nga ato që vetëm para pak ditësh jo vetëm tronditën vendin tonë po bënë edhe xhiron e botës, ka ndodhur mesnatën e kaluar në fshatin Stajkë të bashkisë Vau Dejës. Akti, që për fatin e madh të asaj familjeje nuk është realizuar, ka ndodhur në banesën e shtetasit Lul Palushi ndërsa autore, ndonëse në tentativë, është Ela Palushi, një e re, nënë e dy fëmijëve, e cila në një moment tronditjeje të rëndë ka tentuar të djegë për së gjalli vjehrrën dhe kunatën. Në fakt është një konflikt mirëfilli shqiptar, që ndodh kudo dhe kurdo, kur nuk zbatohen asnjë nga ligjet që rregullon bashkëjetesën e njerëzve të një familjeje. Ela Palushi nuk ka arritur dot të kryejë aktin, ndërsa është shoqëruar në polici rreth dy orë pas ngjarjes në kushtet e tronditjes së rëndë psikologjike. Ai ka shpjeguar shumë orë më vonë për atë që kishte ndodhur në familjen e saj, ndërsa duket se marrëdhëniet në shtëpi janë acaruar pas divorcit të kunatës së saj, e cila është kthyer në shtëpinë e prindërve, duke rënduar edhe situatën deri në pikën kur nusja e shtëpisë ka tentuar t`i djegë të gjallë kunatën dhe vjehrrën e saj.

Ngjarja

Rreth orës 02.30, Ela ka spërkatur me benzinë vjehrrën dhe kunatën e saj. Era e benzinës ka sjellë reagimin e dy grave dhe të bashkëshortit të saj, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e autores duke mos lejuar që ajo t`i vinte zjarrin dy pjesëtareve të tjera të familjes. Ngjarja ka përfunduar pa pasoja, ndërsa policia ka shoqëruar Ela Palushin, duke i marrë edhe deklarimet. Në shtëpinë ku dhe ndodhi ngjarja ndodhet vetëm vjehrra e Elës, që sipas policisë ka qenë dhe objekt i sulmit. Angjelina, ka mbrojtur nusen e vetme të saj ndërsa nuk ka treguar asgjë në lidhje me shkaqet e zënkës. Mirëpo janë burimet e policisë që saktësojnë gjithçka ka ndodhur mes palëve. Ka qenë debati mes Elës dhe vajzës së divorcuar në lidhje me pronësinë e shtëpisë së familjes, ku kunata e saj ka pretenduar se ka pjesë ajo dhe nëna e saj. Sipas të dhënave që vijnë nga Stajkat, zonë në të cilën banon familja Palushi, bëhet me dije se çifti Luli dhe Ela Palushi, të cilët janë të martuar prej 8 vitesh kanë punuar në Greqi për 7 vite me radhë duke ndërtuar atë shtëpi. Ato janë kthyer nga Greqia dhe kanë filluar jetesën në tokën e tyre, ndërsa Luli mësohet se punon bojaxhi në Shkodër dhe në Malin e Zi.

Vjehrra mbron nusen

Angjelina Palushi mohon të ketë ndodhur ndonjë gjë e rëndë dhe është e habitur nga sa ka parë dhe dëgjuar në televizor. Ajo nuk pranon se nusja ka dashur t`i vrasë, por ka pranuar se ka patur një konflikt siç ndodh në çdo familje. Vjehrra nuk ka dhënë asnjë informacion mbi atë çfarë ka ndodhur në banesë, ndërsa thotë se nuk e kanë lajmëruar ato policinë. Angjelina ka treguar se Ela nuk ka dashur t`iu bëjë keq, por që ka qenë jo mirë nga ana e gjendjes shëndetësore kohëve të fundit. “Ndodhi çka ndodhi, po ne nuk na gjeti gjë. Ne nuk u dogjëm dhe nuk e di se kujt i duhet të merret me hallet tona”. Megjithatë ende policia nuk ka bërë me dije se çfarë mase është marrë për gruan e re. Priten dëshmitë e pjesëtarëve të tjerë të familjes për të sqaruar rrethanat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme