Vjen lajmi i mirë: ​11 vjeçari i kidnapuar paraqitet në Polici

Policia e Kosovës bën të ditur se i mituri E.T i kidnapuar mbrëmë në qytetin e Shtimes është paraqitur rreth orës 00:15 në stacionin policor në Ferizaj.
Policia e rajonit të Ferizajt bën të ditur se viktima është 11 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së tij,ai kishte arritur që të dalë nga automjeti i të dyshuarve dhe është paraqitur në polici.

“Më 9.4.2018 rreth orës 00:15 minuta, viktima është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj .Viktima është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së tij, ai kishte arritur që të dalë nga automjeti i të dyshuarve dhe është paraqitur në polici”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetuesit policor janë duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit.
Ndryshe, mbrëmë kidnapuesit e 11 vjeçari familjes Tafa i kërkonin 50 mijë euro.
Motivet e rastit ende nuk dihen, por vetëm që babai i djalit kishte pranuar një mesazh në telefon, ku i kërkohej që t’i grumbullojë 50 mijë euro si kusht për lirimin fëmijës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme