Motoçikleta e pare fluturuese në botë ka bërë debutimin e saj ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky automjet është i aftë për të qëndruar në ajër për 40 minuta dhe të udhëtojë një shpejtësi deri në 62 milje në orë.
Thad Szott është një nga amerikanët që bëri provën e parë me motoçikletën moderne.
“Ndjehem sikur jam një 15-vjeçar dhe sapo dola nga Star Ëars. Mendoj se kjo është e ardhmja ,apo jo?Mendoj se duhet te fillojme me transportin e mallrave,ndoshta me dron dhe mendoj se tani eshte gati per boten e sotme. Jam pak në ankth për të parë nëse mund të shkojmë lagje më lagje. Të shohim se si do të shkojë.”
Ndërkohë themeluesi i AERËINS Technologies, Shuhei Komatsu, u shpreh se kompania e tij e ka nisur biznesin, duke ndërtuar dronë dhe mjete të tjerë fluturues pa pilot. Motori i ri ka filluar të shitet në Japoni, ndërsa në SHBA, do të tregtohet një version më i vogël.
Kjo motoçikletë ka një çmim prej 777.000 dollarësh megjithatë kompania shpreson ta ulë koston në 50.000 dollarë për një version më të vogël elektrik deri në vitin 2025.