Facebook është gati që të bëjë edhe një ndryshim tjetër të madh në “news feed”.
Raportohet se ky rrjet social është duke e testuar një dizajn të ri në aplikacionin e Facebook-ut në telefona mobil, transmeton Express.
Me ndryshimin e ri, postimet dhe përditësimet shumë shpejt do të duken edhe më shumë të ngjashme me aplikacionin ekzistues të kësaj kompanie “Messenger”.
Pra, komentet që do t’i bëni nëpër statuse të ndryshme në Facebook, do të shfaqen në një dritare të ngjashme me atë të bisedave private në Messenger./Express/