Vjosa Osmani del kundër votimit të demarkacionit, Dukagjin Gorani abstenon

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka dalë kundër demarkacionit i cili nëse ratifikohet në Kuvend, i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Deputetet e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Doruntina Maloku si anëtare të Komisionit për Punë të Jashtme nuk kanë votuar fare projektligjin për ratifikimin e demarkacionit.

Ndërsa kundër kanë votuar deputetët e VV-së, me përjashtim të deputetit Dukagjin Gorani i cili ka abstenuar.

Ndërsa, deputetët e koalicionit qeveritar kanë votuar pro projektligjit.

Kryesia e Kuvendit pritet të caktoj sot datën e mbajtjes së seancës ku do të shqyrtohet dhe ratifikohet marrëveshja e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndryshe, sot gjatë ditës, Grupi Parlamentar i LDK në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie, janë zotuar se do ta votojnë unanimisht demarkacionin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme