Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, në një postim, në Facebook ka njoftuar se bashkë me Ilir Dedën, deputet pa parti në Kuvendin e Kosovës, po qëndrojnë në SHBA.
Osmani dhe Dedaj, sipas postimit, kanë pasur një takim shumë produktiv në Kongresin e SHBA-së, transmeton koha.net.
Deputetja Osamni për këtë takim ka shkruar:
“Takim shumë produktiv në Kongresin e SHBA me kongresmenët Peter Roskam dhe David Price, ku diskutuam për vazhdimin e përkushtimit amerikan ndaj Kosovës, transformimin sa më të shpejtë të FSK-së në ushtri dhe mënyrat e tjera se si mund të bashkëpunojmë që niveli i demokracisë në Kosovë të rritet.”
© KOHA.