Vjosa Osmani: Shteti i Kosovës është mbi të gjitha, e paçim për jetë!

“Në katërmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë së shtetit të Kosovës i kujtojmë me përulësi të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, deklaroi sot Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 14-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

“I kujtojmë dhe nderojmë në këtë ditë vizionarët dhe heronjtë. Përkushtimi i tyre për lirinë e vendit është përgjegjësi e jona për të tashmen dhe të ardhmen e vendit, – theksoi Osmani. – Faleminderit prijësit të urtë e arkitektit të pavarësisë, presidentit dr.Ibrahim Rugova, faleminderit vajzave e djemve të UÇK-së në krye me legjendarin Adem Jashari me familje dhe faleminderit NATO dhe shteteve mike që e bën të mundshme lirinë dhe shtetin tonë!

Qytetarë të Republikës, urime 14 vjetori i shteti tonë! Na duhet angazhim i përbashkët që ta përmbyllim rrugëtimin tonë për në familjen evropiane. Shteti i Kosovës është mbi të gjitha, e paçim për jetë!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme