Nënkryetarja e LDK- së Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Osmani mori 65 vota. Kundër nuk kishte asnjë votë derisa askush nuk abstenoi. Osmani u propozua për këtë pozitë nga Vetëvendosje vendim që erdhi pas marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK’në.