Për amnistimin për organizatorëve të 27 prillit, nga VLEN thonë se mendim pozitiv ka dhënë edhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, e të cilën nga VLEN e quajnë si Prokuroria e “Abaz Zajazit”. “BDI e listave të zeza dhe organizata kriminale për 20 vjet pushtet, ka kapur dhe ngulfatur çdo institucion shtetëror”, thonë nga VLEN. Më tej shtojnë se këto raste si amnistimi i organizatorëve të 27 prillit, janë dëshmi e qartë e mënyrës se si ka funksionuar oktapodi i krimit dhe korrupsionit në shtet. Fillimisht mohojnë gjithçka, por kur provat bëhen të pamohueshme, del në skenë prokuroria “abaziane” për të shpëtuar miqtë e krimit dhe korrupsionit, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN. /Alsat.mk