VLEN: Padia penale ndaj Bekteshit është dëshmi e së kaluarës korruptive të BDI-së

Koalicioni VLEN mirëpret dhe mbështet çdo aktivitet që ka për qëllim forcimin e ligjit dhe rendit në Maqedoni të Veriut. Nga ky koalicion besojmë se ndjekja e veprimeve të paligjshme dhe korrupsionit është thelbësore për të garantuar një sistem të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

“Padia e fundit ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, për “pengim të drejtësisë,” e cila dyshohet se është kryer një ditë para zgjedhjeve parlamentare, e vërteton në mënyrë të qartë dhe të prerë që partia nga e cila vjen Bekteshi ka qenë pjesë e një oktopodi të krimit, korrupsionit dhe vjedhjes së votave. Ky rast është një dëshmi e fortë se periudha e gjatë e qeverisjes së partisë së Bekteshit ka sjellë jo vetëm vjedhje të qytetarëve, por edhe ushtrim të presionit të pashembullt mbi shqiptarët për të shprehur vullnetin e tyre të lirë përmes votës. Koalicioni VLEN gjithmonë do të angazhohet për sundim të ligjit, asnjëherë për revanshizëm politik. Prandaj, i bëjmë thirrje organeve gjyqësore që përmes një procedure korrekte dhe të drejtë personi në fjalë të dëshmojë pafajësinë ose t’i vërtetohet fajësia varësisht prej provave”, thonë nga VLEN.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme